Pompeo pohon mosmarrëveshjet në administratën amerikane mbi Iranin
Sekretari amerikan i shtetit në një intervistë për CNN ka pohuar faktin se mes tij dhe John Bolton, këshilltarit për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ekzistojnë mosmarrëveshje.
Mike Pompeo ka pohuar se mes tij dhe Bolton ekzistojnë mosmarrëveshje mbi Iranin por shtoi se janë të të njëjtit mendim mbi rreziqet e përgjithshme që i kanosen Uashingtonit. Ditën e enjte në ceremoninë e 71 vjetorit të krijimit të regjimit fals sionist, sekretari amerikan i shtetit edhe një herë i ka rënë daulles së iranofobisë. Mike Pompeo e ka quajtur Iranin rrezikun më të madh të stabilitetit dhe sigurisë në Lindjen e Mesme dhe ka pretenduar se Uashingtoni duke zbatuar politikën e presioneve maksimale kundër Iranit ka forcuar sigurinë e Izraelit. Politikat dhe veprimet luftënxitëse dhe provokuese të Shtëpisë së Bardhë kundër Iranit jo vetëm kanë ngjallur reagime negative të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të qeverive evropiane por janë bërë shkak edhe për shtimin e mosmarrëveshjeve, shqetësimeve dhe kundërshtimeve brenda në Amerikë. Shumë nga autoritetet amerikane kanë rikujtuar politikat luftënxitëse të Uashingtonit rreth Afganistanit, Irakut dhe ndikimet negative të këtyre politikave dhe shprehen se politika luftënxitëse e Amerikës dëmton dhe kërcënon gjithnjë e më shumë interesat e Uashingtonit.