Qëndrimet e fundit të Jelek-verdhëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88261-qëndrimet_e_fundit_të_jelek_verdhëve
Protestuesit "jelek verdhë" që u mblodhën në Paris për raundin e 28-të të demonstratave thanë se nuk do të votonin për asnjërën prej dy partive kryesore të Francës në zgjedhjet e ardhshme evropiane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 26, 2019 05:25 Europe/Tirane
  • Qëndrimet e fundit të Jelek-verdhëve

Protestuesit "jelek verdhë" që u mblodhën në Paris për raundin e 28-të të demonstratave thanë se nuk do të votonin për asnjërën prej dy partive kryesore të Francës në zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Në Francë, sondazhet tregojnë se partia nacionaliste e Marinë Le Pen mund të fitojë më shumë mbështetje në zgjedhje sesa partia pro-BE e Presidentit Emmanuel Macron, e cila do të ishte një goditje e madhe për një president tashmë të dobësuar nga gjashtë muaj protesta. Një protestues madje tha se "jelek i verdhët" nuk duan as të votojnë për partitë që përfaqëson lëvizjen e tyre duke thënë se nuk donin të politizoheshin. "Sipas gjasave, lëvizja e jelekverdhëve nuk do të përfaqësohet në zgjedhjet e BE, sepse aktualisht ata janë kundër një përfaqësimi të vetëm. Ata duan një demokraci më pjesëmarrëse me një formë tjetër demokracie. Votimi në të gjithë BE-në prej 28 shtetesh ka nisur nga e enjtja deri të dielën dhe partitë euroskeptike parashikohet të korrin fitore të dukshme, duke përfshirë edhe tre vendet më të mëdha të eurozonës, Gjermaninë, Francën dhe Italinë.