Policia franceze arreston të dyshuarin për shpërthimin në Lyon
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88297-policia_franceze_arreston_të_dyshuarin_për_shpërthimin_në_lyon
Policia në Francë ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me shpërthimin me bombë të javës së kaluar në qytetin e Lyonit, ku u plagosën 13 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2019 15:50 Europe/Tirane
  • Policia franceze arreston të dyshuarin për shpërthimin në Lyon

Policia në Francë ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me shpërthimin me bombë të javës së kaluar në qytetin e Lyonit, ku u plagosën 13 persona.

Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner e njoftoi këtë zhvillim në Twitter të hënën, pa dhënë detaje të mëtejshme. Zyra e prokurorisë e Parisit, që merret me hetimet terroriste në Francë, bëri më vonë një deklaratë, duke konfirmuar se në Lyon u arrestua dhe u mbajt në paraburgim një 24 vjeçar. Ai kishte qenë objektivi i një operacioni policor që të premten mbrëma, kur një pajisje eksplozive e ndërtuar në mënyrë artizanale u vendos jashtë një ëmbëltoreje të njohur në qendrën historike të Lyonit. Tetë gra, katër burra dhe një vajzë 10-vjeçare, u plagosën gjatë shpërthimit, por sipas autoriteteve franceze asnjë nga viktimat nuk ishin në gjendje të rrezikuar për jetën. Kamerat e sigurisë treguan një të dyshuar pjesërisht të maskuar që po ecte me biçikletë për në vendin e ngjarjes dhe që e la pakon shpërthyese para dyqanit.