Të shtëna me armë zjarri në Virxhinia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88406-të_shtëna_me_armë_zjarri_në_virxhinia
Policia e qytetit Virxhinia njoftoi se nga të shtënat me armë zjarri në këtë qytet 11 persona mes tyre një i ri 14 vjeçar ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 01, 2019 05:10 Europe/Tirane
  • Të shtëna me armë zjarri në Virxhinia

Policia e qytetit Virxhinia njoftoi se nga të shtënat me armë zjarri në këtë qytet 11 persona mes tyre një i ri 14 vjeçar ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Sipas të dhënave të policisë, 2 persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj kalimtarëve. Gjendja e të plagosurve nuk është e rëndë. Amerika për shkak të armëve përballet me një valë të gjerë dhune, vandalizmi dhe sulme të armatosura. Për çdo vit me mijëra persona vriten dhe plagosen për shkak të 270-300 milion armëve që qarkullojnë në duart e amerikanëve. Edhe pse lobet anti-armë janë përpjekur shumë për vendosjen e një ligji që kufizon armëmbajtjen e lirë në Amerikë, qeveria amerikane deri tani nuk ka mund të miratojë një ligj të tillë. Donald Trump është një prej mbështetësve kryesore të armëmbajtjes së lirë në Amerikë. Ai kur erdhi në pushtet deklaroi se përfundoi periudhë 8-vjecare e shkeljes së të drejtave të atyre që posedojnë dhe mbajnë armë në Amerikë.