Wendy Sherman reagon ndaj deklaratës kontradiktore të Pompeo rreth Iranit
Ish përfaqësuesja e lartë e Amerikës në negociatat bërthamore, ka satirizuar propozimin e sekretarit amerikan të shtetit për negociata me Iranin.
Wendy Sherman, përfaqësuese e Amerikës në negociatat bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe 5 fuqive të botës gjatë presidencës së Barack Obamës, duke reaguar ndaj propozimit të Mike Pompeo lidhur me negociatat pa kushte me Iranin ka thënë: Fotoja e bërë nga Donald Trump me liderin e Koresë së Veriut, nuk i dha atij rezultatin që priste. Tani ai po mundohet të provojë shansin e vet me Iranin. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit në një konferencë për shtyp me homologun e tij zviceran ka deklaruar se Amerika është e gatshme të futet në bisedime me Iranin pa kushte dhe njëkohësisht theksoi vazhdimin e politikës së presioneve maksimale kundër Teheranit. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik javën e kaluar ka deklaruar se Irani në asnjë mënyrë nuk do të futet në negociata me Amerikën dhe ka thënë: Ashtu siç e kam theksuar edhe më herët mos negocimi me Amerikën është për arsye se së pari nuk ka dobi dhe së dyti shkakton dëme.