Aeroplanmbajtësja amerikane Abraham Linkoln stacionohet në ujërat jashtë gjirit Persik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88480-aeroplanmbajtësja_amerikane_abraham_linkoln_stacionohet_në_ujërat_jashtë_gjirit_persik
Me këshillat e autoriteteve amerikane, anija amerikane Abraham Linkoln ka pezulluar lëvizjen e saj dhe është stacionuar disa qindra kilometra larg gjirit Persik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 04, 2019 04:55 Europe/Tirane
  • Aeroplanmbajtësja amerikane Abraham Linkoln stacionohet në ujërat jashtë gjirit Persik

Me këshillat e autoriteteve amerikane, anija amerikane Abraham Linkoln ka pezulluar lëvizjen e saj dhe është stacionuar disa qindra kilometra larg gjirit Persik.

Sipas një njoftimi të Associated Press, anija Abraham Linkoln që sipas autoriteteve amerikane ishte dërguar në gjirin Persik për tu përballur me kërcënimet e Iranit, në mesin uljes së tensioneve mes Teheranit dhe Uashingtonit ka ndërprerë udhëtimin e saj dhe është stacionuar disa kilometra larg gjirit Persik. Aeroplanmbajtësja amerikane Abraham Linkoln ndodhet 330 km larg ujerave të omanit. Zyrtarët ushtarakë të kësaj anije edhe pse nuk kanë përmendur arsyet se përse deri tani nuk kanë mundur të kalojnë në ngushticën e Hormuzit ata janë shprehur se janë të gatshëm të përballen me çdo lloj situate në rajon. Një prej ushtarakëve të kësaj anije ka thënë se nuk duhen bërë veprime të nxituara që krijojnë tensione. Pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe kthimit të sanksioneve të Uashingtonit kundër Teheranit, marrëdhëniet dypalëshe janë tensionuar shumë.