Autoritetet evropiane theksojnë se Irani zbaton marrëveshjen bërthamore
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Uashington ka theksuar se Irani zbaton plotësisht marrëveshjeve bërthamore dhe ka kërkuar vazhdimin e këtij procesi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Stavros Lambrinidis, ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Amerikë, në një intervistë me revistën mujore amerikane “Washington Diplomat”, deklaroi: “Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe organizatat e inteligjencës së Amerikës shumë herë kanë konfirmuar se Irani zbaton plotësisht marrëveshjen bërthamore dhe ne gjithashtu do t’i qëndrojmë besnikë zotimeve për ruajtjen dhe zbatimin e marrëveshjes bërthamore”.
Ky funksionar evropian shtoi se marrëveshja bërthamore është një sukses i rëndësishëm në arkitekturën e parandalimit të përhapjes së armëve bërthamore në botë dhe siguron interesat e sigurisë të të gjitha palëve.
Vlen të theksohet se pavarësisht deklaratave të autoriteteve evropiane për t’i qëndruar besnikë zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe përpjekjeve për vazhdimin e zbatimit të kësaj marrëveshje, nga pikëpamja e autoriteteve iraniane këto përpjekje të evropianëve nuk kanë qenë të mjaftueshme.