Senatori amerikan paralajmëron Trump për vazhdimin e mbështetjes ndaj Riadit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88536-senatori_amerikan_paralajmëron_trump_për_vazhdimin_e_mbështetjes_ndaj_riadit
Senatori amerikan ka paralajmëruar presidentin e Amerikës se vazhdimi i mbështetjes ndaj Arabisë Saudite, dëmton sigurinë kombëtare të SHBA-ve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 05, 2019 10:11 Europe/Tirane
  • Senatori amerikan paralajmëron Trump për vazhdimin e mbështetjes ndaj Riadit

Senatori amerikan ka paralajmëruar presidentin e Amerikës se vazhdimi i mbështetjes ndaj Arabisë Saudite, dëmton sigurinë kombëtare të SHBA-ve.

Kanali televiziv Al-Xhazire njoftoi se Tim Kaine, senatori demokrat amerikan, me anë të një deklarate, ka thënë se dëshira e Donald Trump për të siguruar atë çfarë kërkojnë krerët e Arabisë Saudite pavarësisht kundërshtimit të dy partive në Kongres, dëmton interesat e Amerikës në fushën e sigurisë kombëtare.

Senatori Tim Kaine Shtoi veprimet e qeverisë së Donald Trump në mbështetje ndaj Arabisë Saudite janë bërë shkak edhe për shtimin e tensioneve në rajon.

Në këtë deklaratë thuhet se qeveria e Trump ka lëshuar lejen për transferimin e teknologjisë atomike në Arabinë Saudite për të cilën janë lëshuar dy leje, njëra në tetor të vitit 2018 dhe tjetra në shkurt të vitit 2019, pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.