Mbështetja amerikane për Arabinë Saudite
Qeveria amerikane ka marrë informata se Arabia Saudite ka përshkallëzuar në mënyrë të konsiderueshme programin e raketave balistike me ndihmën e Kinës, një zhvillim që kërcënon dekada të përpjekjeve të SHBA për të kufizuar përhapjen e raketave në Lindjen e Mesme.
Administrata Trump fillimisht nuk zbuloi informacionet e saj për këtë zhvillim të klasifikuar për anëtarët kryesorë të Kongresit, thanë burimet, duke i zemëruar Demokratët që e zbuluan atë jashtë kanaleve të rregullta të qeverisë amerikane dhe dolën në përfundimin se ishte lënë qëllimisht. Inteligjenca sekrete amerikane tregon se Arabia Saudite ka zgjeruar infrastrukturën dhe teknologjinë e saj raketore përmes blerjeve të fundit nga Kina. Zbulimi i përpjekjeve saudite ka rritur shqetësimet midis anëtarëve të Kongresit mbi një garë të mundshme të armëve në Lindjen e Mesme dhe nëse ajo sinjalizon një miratim të heshtur nga administrata Trump. Zhvillimi vjen në mes të tensioneve në rritje midis Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë mbi Arabinë Saudite.