Hollanda i bashkohet sistemit INSTEX
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88574-hollanda_i_bashkohet_sistemit_instex
Pas vendimit të Rusisë për t’iu bashkuar sistemit special INSTEX, edhe qeveria e Hollandës është deklaruar se futet në sistemin e tregtisë Evropë-Iran. Hollanda me një letër drejtuar kuadrit drejtues të këtij sistemi ka shpallur gatishmërinë e saj për tu anëtarësuar dhe investuar në sistemin financiar INSTEX.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 07, 2019 05:16 Europe/Tirane
  • Hollanda i bashkohet sistemit INSTEX

Pas vendimit të Rusisë për t’iu bashkuar sistemit special INSTEX, edhe qeveria e Hollandës është deklaruar se futet në sistemin e tregtisë Evropë-Iran. Hollanda me një letër drejtuar kuadrit drejtues të këtij sistemi ka shpallur gatishmërinë e saj për tu anëtarësuar dhe investuar në sistemin financiar INSTEX.

Më herët përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian ka bërë të ditur zhvillimin e negociatave të këtij vendi me Brukselin për t’iu bashkuar kanalit special tregtar Evropë-Iran të quajtur INSTEX. Vladimir Tchijov, përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian, të enjten deklaroi se Rusia është duke biseduar me Evropën për t’u bashkuar me mekanizmin special tregtare të Bashkimit Evropian me Iranin të quajtur INSTEX. Vladimir Tchijov shtoi: “Përpjekjet për vendosjen e këtij mekanizmi po vazhdojnë nga të gjitha palët”. Mekanizmi për shkëmbime tregtare i quajtur INSTEX është finalizuar dhe regjistruar në shkurt të vitit 2019 nga ana e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, mirëpo deri më tani ky mekanizëm akoma nuk ka hyrë në fazën e operative. Qendra e këtij grupi ndodhet në Paris, administrimin ekzekutiv të tij e ka marrë përsipër Gjermania ndërsa Britania e Madhe ka kryesinë e mbikëqyrjes së këtij procesi. Kjo është në kohën kur edhe pala iraniane ka krijuar kompaninë përkatëse për bashkëpunim me këtë mekanizëm, mirëpo pala evropiane vazhdon të vonojë zbatimin e angazhimeve të saj.