Masat e Rusisë për t'u bashkuar me Instex
Rusia si anëtare e G 4+1 ka theksuar gjithmonë nevojën për të ruajtur marrëveshjen bërthamore.
Moska, duke njoftuar pranimin e saj në Instex, synon të sigurojë një zbatim më të shpejtë të detyrimeve të G 4+1ndaj Iranit. Në këtë drejtim, Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian ka njoftuar për negociatat e vendit të tij me Bashkimin Evropian për t'u bashkuar me Mekanizmin Special Financiar Europian me Iranin. Vladimir Chizov tha se Rusia është në bisedime me Evropën për t'u bashkuar me "Mekanizmin e Veçantë Financiar Evropian me Iranin" (INSTEX). Megjithatë, ai theksoi se evropianët përballen me vështirësi serioze në zbatimin e këtij mekanizmi. Duke vënë në dukje se procesi i Instex nuk po funskionon për momentin, Chizov tha se, pavarësisht kësaj, përpjekjet për të krijuar këtë mekanizëm janë duke vazhduar. Presidenti rus Vladimir Putin ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore shumëpalëshe të nënshkruar midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore në vitin 2015, duke thënë se Moska nuk miraton atë "çfarë po bëhet kundër Iranit". "Ne nuk e mbështesim aspak atë që po bëhet kundër Iranit. Ne po e diskutojmë këtë me partnerët tanë, duke u përpjekur t'i bindim ata se është e nevojshme të përdoren masa që nuk shkatërrojnë pozitivitetin, punën e vështirë të viteve të kaluara", tha Putin gjatë një takimi me krerët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg (SPIEF) të enjten. Ai shtoi se Irani i ka plotësuar plotësisht zotimet e veta sipas marrëveshjes bërthamore, të njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) dhe parimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA). "Nga pikëpamja e kontrollit mbi programet e tij bërthamor, Irani është sot vendi më i verifikueshëm në botë. Këto nuk janë fjalë të urta, kjo është ajo për të cilën po flitet në menaxhmentin e ANEA-s", theksoi presidenti rus. Ai vuri në dukje disa inspektime të bëra nga agjencia bërthamore e OKB-së në vendet bërthamore të Iranit dhe tha se ANEA nuk ka gjetur "asnjë shkelje të vetme në lidhje me marrëveshjet e arritura në kuadrin e Planit të Përbashkët të Veprimit". Pas vendimit të Rusisë për t’iu bashkuar sistemit special INSTEX, edhe qeveria e Hollandës është deklaruar se futet në sistemin e tregtisë Evropë-Iran. Hollanda me një letër drejtuar kuadrit drejtues të këtij sistemi ka shpallur gatishmërinë e saj për tu anëtarësuar dhe investuar në sistemin financiar INSTEX. Më herët përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian ka bërë të ditur zhvillimin e negociatave të këtij vendi me Brukselin për t’iu bashkuar kanalit special tregtar Evropë-Iran të quajtur INSTEX. Vladimir Tchijov, përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian, të enjten deklaroi se Rusia është duke biseduar me Evropën për t’u bashkuar me mekanizmin special tregtare të Bashkimit Evropian me Iranin të quajtur INSTEX. Vladimir Tchijov shtoi: “Përpjekjet për vendosjen e këtij mekanizmi po vazhdojnë nga të gjitha palët”. Mekanizmi për shkëmbime tregtare i quajtur INSTEX është finalizuar dhe regjistruar në shkurt të vitit 2019 nga ana e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, mirëpo deri më tani ky mekanizëm akoma nuk ka hyrë në fazën e operative. Qendra e këtij grupi ndodhet në Paris, administrimin ekzekutiv të tij e ka marrë përsipër Gjermania ndërsa Britania e Madhe ka kryesinë e mbikëqyrjes së këtij procesi. Kjo është në kohën kur edhe pala iraniane ka krijuar kompaninë përkatëse për bashkëpunim me këtë mekanizëm, mirëpo pala evropiane vazhdon të vonojë zbatimin e angazhimeve të saj.