Trump: Nancy Pelosi është e ndytë, e ligë dhe e tmerrshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88595-trump_nancy_pelosi_është_e_ndytë_e_ligë_dhe_e_tmerrshme
Presidenti i SHBA Donald Trump e përshkroi Nancy Pelosin, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve si një njeri "të ndytë, të ligë dhe të tmerrshëm" në një sulm të pamëshirshëm ndaj saj
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 07, 2019 17:03 Europe/Tirane
  • Trump: Nancy Pelosi është e ndytë, e ligë dhe e tmerrshme

Presidenti i SHBA Donald Trump e përshkroi Nancy Pelosin, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve si një njeri "të ndytë, të ligë dhe të tmerrshëm" në një sulm të pamëshirshëm ndaj saj

. Në një intervistë me Fox News, Trump deklaroi: "Unë mendoj se ajo (Pelosi) është një turp. Në fakt, unë nuk mendoj se ajo është një person i talentuar. Unë jam përpjekur të jem i mirë me të, sepse dua të arrij marrëveshje". Presidenti amerikan ka shtuar: "Por ajo nuk ka aftësi për të arritur marrëveshje. Ajo është një person i ndyrë, i keq dhe i tmerrshëm. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shkëmbyen fyerje duke vënë në dyshim stabilitetin mendor të njëri tjetrit. Ky shkëmbim i sulmeve personale shpërfaq përkeqësimin e raporteve midis Shtëpisë së Bardhë dhe ligjvënësve demokratë.