Amano pohon se Irani zbaton plotësisht marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88665-amano_pohon_se_irani_zbaton_plotësisht_marrëveshjen_bërthamore
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka pohuar përsëri se Irani po zbaton zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2019 11:05 Europe/Tirane
  • Amano pohon se Irani zbaton plotësisht marrëveshjen bërthamore

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike ka pohuar përsëri se Irani po zbaton zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, ditën e hënë në fillim të mbledhjes periodike të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-së, deklaroi: “Marrëveshja bërthamore është një rezultat i rëndësishëm për të vërtetuar zotimet bërthamore”.

Drejtori i përgjithshëm i ANEA-së shtoi: “Raporti i fundit në lidhje me mbikëqyrjen dhe vërtetimin e zbatimit të zotimeve të Republikës Islamike të Iranit është në përputhje të plotë me rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ky proces ka mbuluar aktivitetet e ANEA gjatë muajve të fundit në Iran”.

Mbledhja stinore e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-së ka filluar sot (të hënën) në selinë e ANEA-së në Vjenë të Austrisë dhe po shqyrton raportin e fundit të ANEAs-ë për vazhdimin e zbatimit të zotimeve të Republikës Islamike të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe sabotimin e palëve të tjera ndaj kësaj marrëveshje.