BE reagon për sulmin ndaj dy anijeve në Detin e Omanit
Bashkimi Evropian në reagim ndaj ngjarjes së dy anijeve transportuese të naftës në Detin e Omanit, ka kërkuar vetëpërmbajtjen e të gjitha palëve dhe shmangien e tensioneve.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Bashkimi Evropian të premten (sot) ka lëshuar një deklaratë në të cilën duke kërkuar nga të gjitha palët rajonale që të tregojnë vetëpërmbajtje sa më të madhe, ka deklaruar se është duke mbledhur sa më shumë informacione në lidhje me akuzat e Amerikës kundër Iranit.
Maja Kocijancic, zëdhënësja e Federika Mogherini, shefes së diplomacisë evropiane, më parë ka thënë se rajoni i Lindjes së Mesme nuk ka nevojë për më shumë element destabilizues dhe për shtimin e tensioneve, ka kërkuar sa më shumë vetëpërmbajtje nga veprimet provokuese.
Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit dhe Patrik Shanahan, ushtruesi i detyrës së shefit të Pentagonit, pa paraqitur kurrfarë dëshmie dhe dokumenti, kanë akuzuar Iranin se ka kryer veprime në shpërthimin e zjarrit në dy anijet e transportit të naftës në Detin e Omanit.
Gjithashtu edhe Këshilli i Sigurimit i OKB me presionin e Amerikës të enjten në mbrëmje ka mbajtur një mbledhje urgjente për të shqyrtuar sulmin ndaj dy anijeve transportuese të naftës në Detin e Omanit, por që ka përfunduar pa kurrfarë rezultati.