Europoli: ISIS mundohet t'i përdorë grat në sulmet terroriste
Hetimet e një organizate evropiane tregojnë se grupi terrorist ISIS që nga koha kur ka pësuar disfatë në Siri, është përqendruar në anëtarësimin e grave dhe numri i femrave të anëtarësuara në këtë grup terrorist për shtohet për çdo ditë e më shumë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se që nga koha e disfatës së grupit terrorist ISIS në Siri, ky grup ka forcuar sektorin e tij të grave për kryerjen e veprimeve terroriste sidomos në fushën e planifikimit dhe përgatitjen e sulmeve në shtetet perëndimore.
Sipas agjencisë së lajmeve gjermane, hetimet e policisë evropiane (Europol) kanë paralajmërojnë se numri i grave terroriste anëtare të grupit ISIS do të shtohet edhe më shumë. Sipas statistikat e kësaj organizate, gjatë viteve të kaluara 15% e personave të cilët në Bashkimin Evropian janë akuzuar për terrorizëm, janë femra dhe kjo tregon shtimin e madh të anëtarësimit të femrave në këtë grup terrorist.
Catherine De Bolle, shefja e Europolit në prezantimin e hetimeve në Holand në lidhje me këtë çështje: "Grupi terrorist edhe në rajonet në të cilat kanë qenë të përfshira nga lufta edhe në shtetet perëndimore, nuk do të heqë dorë nga shfrytëzimi i grave. ISIS po bënë përpjekje që praninë e grave në këtë grup ta prezantojë si një përgjegjësi morale".
ISIS po ndjek idenë e krijimit të shtetit dhe me qëllim të realizimit të këtij objektivi, ka programe të veçanta edhe për femrat dhe përveç xhihadit, synon t'i shfrytëzojë femrat edhe për propagandë në rrjetet sociale, në shërbimet shëndetësore dhe arsimore. Këto hetime tregojnë se grupi terrorist ISIS ka dallime të mëdha me militantët e grupit Taleban në Afganistan ose me grupin terrorist Bokoharam në Afrikë.
Në këto hetime nuk janë treguar arsyet se pse femrat i janë bashkuar këtij grupi terrorist dhe Bashkimi Evropian nuk është i interesuar të tregojë se në çfarë mënyrë do t'i trajtojë femrat që janë kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak në Evropë. Shefja e Europolit thotë se në lidhje me këto çështje duhet të shqyrtohet dosja e secilit individ në mënyrë të veçantë.