Gjermania vazhdon shitjen e pajisjeve ushtarake Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88828-gjermania_vazhdon_shitjen_e_pajisjeve_ushtarake_arabisë_saudite
Raportet e mediave tregojnë se Gjermania i ka shituar 500 milionë dollar pajisje ushtarake Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 16, 2019 12:06 Europe/Tirane
  • Gjermania vazhdon shitjen e pajisjeve ushtarake Arabisë Saudite

Raportet e mediave tregojnë se Gjermania i ka shituar 500 milionë dollar pajisje ushtarake Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve e Gjermanisë njoftoi se raportet më të fundit në lidhje me eksportin e armatimeve të Gjermanisë, tregojnë se ky vend në vitin 2018, rreth 500 milionë dollarë pajisje ushtarake i ka shitur Arabisë Saudite.

Kjo është në kohën kur Berlini pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë, kishte ndërprerë shitjen dhe eksportin e armatimeve drejt Arabisë Saudite.

Gjermania së bashku me Amerikën, Britaninë e Madhe dhe Francën, është furnizuesi kryesor i armatimeve për koalicionit agresor të Arabisë Saudite kundër Jemenit.

Organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e të drejtave të njeriut deri më tani shumë herë kanë kërkuar nga Gjermania, Amerika, Britania e Madhe që t'i japin fund eksportit të armatimeve të tyre drejtë Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.