Evropa sot do të analizojë ultimatumin 60 ditor të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i88850-evropa_sot_do_të_analizojë_ultimatumin_60_ditor_të_iranit
Ministrat e jashtëm të BE në takimin që organizohet sot në Luksemburg do të analizojnë ultimatumin 60 ditor të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 17, 2019 03:32 Europe/Tirane
  • Evropa sot do të analizojë ultimatumin 60 ditor të Iranit

Ministrat e jashtëm të BE në takimin që organizohet sot në Luksemburg do të analizojnë ultimatumin 60 ditor të Iranit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Tabnak sipas të cilës ministrat e jashtëm të BE sot do të mblidhen në Luksemburg për të diskutuar tensionet në rritje në Azinë Perëndimore dhe çështjen e shpërthimit të zjarrit në dy anije në detin e Omanit. Një nga temat më të rëndësishme që do të trajtohet në këtë takim është afati 60-ditor që Irani i ka dhënë Evropës që ajo të zbatojë zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani pas uljes së zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore me anë të një deklarate ka paralajmëruar vendet e tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje që të zbatojnë zotimet e tyre sepse në rast të kundër Irani do të ndërmarrë masa të tjera siç është ndërprerja e kufizimeve për nivelin e pasurimit të uraniumit dhe ndërprerja e procesit për modernizimin e reaktorit të ujit të rëndë në Arak.