Shanahan: Nuk kërkojmë luftë me Iranin
Përgjegjësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes ka thënë se Amerika nuk kërkon luftë me Iranin dhe shtoi se dërgimi i trupave shtesë ka për qëllim mbrojtjen e interesave të Amerikës.
Patrick Shanahan në një intervistë të tij tha se Uashingtoni nuk kërkon luftë me Iranin dhe trupat e dërguara në Lindjen e Mesme kanë për mision mbrojtjen e interesave amerikane dhe garantimin e forcave që ndodhen në rajon. Ai shtoi se dërgimi i 1 mijë trupave shtesë në Lindje e Mesme kanë qëllim mbrojtje, të cilët janë dërguar me propozimin e kreut të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë dhe në konsultim me Shtëpinë e bardhë. John Bolton këshilltari për siguri kombëtare në Amerikë në një intervistë të tij ka pretenduar se : Strategjia e sigurisë kombëtare, Iranin e kategorizon si faktorin e katërt kërcënues të vendit dhe për këtë Amerika duhet të garantohet se mbron aktivitetin e popullit, organeve dhe tregut botëror të naftës. Ai lidhur me interesimin e qeverisë amerikane për bisedime me Iranin ka thënë: Donald Trump që nga koha e fushatës elektorale të vitit 2016 ka shprehur gatishmërinë për bisedime me Iranin.