Putin: Sulmi i SHBA ndaj Iranit do të ishte 'katastrofë'
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin paralajmëroi se një sulm ushtarak amerikan kundër Iranit do të ishte katastrofik, ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit po arrijnë kulmin.
Duke folur të enjten gjatë një shfaqje televizive, Putin tha se veprimi ushtarak i SHBA ndaj Iranit do të ishte një "katastrofë për rajonin si minimum". Ai shtoi se një konflikt i tillë do të shkaktonte një përshkallëzim të armiqësive me rezultate të paparashikueshme. Putin, megjithatë, kujtoi se Teherani ishte në përputhje të plotë me marrëveshjen bërthamore - diçka që është verifikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në 15 raporte. Kreu i shtetit rus gjithashtu i quajti sanksionet kundër Iranit "të paarsyeshme".