Kaos në aparatin vendimmarrës të SHBA-së në lidhje me Iranin
Politika e jashtme e trazuar, kontradiktore dhe shkatërruese e qeverisë amerikane ndaj Iranit është hutuar me rrëzimin e një avioni spiun amerikan mbi hapësirën ajrore të Iranit.
Pas takimit të jashtëzakonshëm të zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane së bashku me përfaqësuesit e lartë të kongresit në Shtëpinë e Bardhë, të kryesuar nga Donald Trump, u pohua se presidenti amerikan kishte urdhëruar sulmin ndaj disa pozicioneve të ndjeshme në Iran, por që në minutën e fundit urdhri i Trump është anuluar. Presidenti amerikan, Donald Trump ka konsideruar rrëzimin e droni ushtarak amerikan nga Irani si “gabim shumë të madh”, të bërë nga ndonjë ushtarak. Më herët Trump në një reagim ndaj shpërthimit të dyfishtë në detin Omani tha se këto shpërthime janë të vogla. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara deklaroi se droni spiun MQ-4C Triton "po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Ngushticën e Hormuzit" dhe hodhi poshtë raportet e Gardës Revolucionare të Iranit që konfirmuan se ky dron ishte qëlluar në Zonat Territoriale Iraniane të Provincës Hormuzgan. "Raportet iraniane se droni po fluturonte mbi Iran janë të rreme", tha të enjten zëdhënësi i Forcave Ajrore të SHBA, Bill Urban. "Ky ishte një sulm i paprovokuar ndaj mjetit të mbikëqyrjes amerikane në hapësirën ajrore ndërkombëtare. " Droni amerikan MQ-4C Global Hawk u kap dhe u shkatërrua nga sistemi i mbrojtjes ajrore 3-Khordad i prodhimit iranian, njoftoi agjencia e lajmeve Tasnim News. Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik njoftoi të enjten në mëngjes se një avion spiun amerikan i klasit Global Haëk, pas shkeljes së hapësirës ajrore të Iranit, u rrëzua nga mbrojtja e hapësirës ajrore iraniane pranë malit Mobarak, që ndodhet në rajonin Xhask. Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se rrëzimi dronit spiunazh të Amerikës në hapësirën ajrore mbi ujërat e Iranit është një mesazh i qartë që tregon se kufijtë e territorit të Iranit janë vijë e kuqe. Gjeneral Husejn Salamai, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e enjte në kongresin kombëtare për përkujtimin e 5400 martirëve të provincës Kurdistan në perëndim të Iranit, vuri në dukje rrëzimin e një droni spiunazh të Amerikës në hapësirën ajrore të Iranit dhe shtoi: “Forcat kundërajrore të Gardës Revolucionare të Iranit kanë goditur dhe rrëzuar një dron spiunazhi të Amerikës i cili kishte shkelur hapësirën ajrore të kufijve detare të Iranit. Kjo sjellje është metoda dhe rregulli i popullit të Iranit në përballja me armikun”. Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB ka reaguar në lidhje me çështjen e rrëzimit të dronit amerikan nga ana e Iranit dhe ka ftuar të gjitha palët për vetëpërmbajtje. Stéphane Dujarric, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, deklaroi: “Të gjitha palët të implikuar në çështjen e rrëzimit të dronit amerikan, duhet të tregojnë durim sa më të madhe dhe të shmangën nga çfarëdo veprimesh që bëhen shkak për shtimin e tensioneve”. Stéphane Dujarric shtoi: “Sekretari i përgjithshëm i OKB theksoi se bota nuk mund të durojë një konflikt të madh në rajonin e Gjirit Persik”.