Tusk: Bashkimi Evropian është i shqetësuar për tensionet në Gjirin Persik
Qershor 21, 2019 15:49 Europe/Tirane
Kreu i Këshillit Evropian tha se BE do të preferonte të mos ndërhynte në tensionet në Gjirin Persik, por shpreh shqetësimet rreth situatës së krijuar atje.
Krerët e shteteve të BE janë shumë të shqetësuar rreth tensioneve në Gjirin Persik, por Donald Tusk, kryetar i Këshillit Europian të premten tha se nuk ka ndonjë arsye për të ndërhyrë. Tusk vuri në dukje se BE po ndjek me kujdes situatën në rajonin e Gjirit Persik. Garda e Revolucionit Islamik të Iranit tha të enjten se ka rrëzuar një avion spiun amerikan në provincën jugore bregdetare Hormuzgan.
Tags