Trump nënçmon edhe një herë Arabinë Saudite
Presidenti amerikan me një shprehje tjetër nënçmuese rreth krerëve të Arabisë Saudite ka thënë: Amerika duhet të marrë para nga Arabia Saudite që është një vend i pasur.
Presidenti amerikan ka thënë se mbrojtja e Arabisë Saudite kundrejt marrjes së parave është një prej arsyeve të pranisë ushtarake të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe shtoi se përkundër së kaluarës kur Uashingtoni për ofrimin e mbrojtjes nuk merrte asgjë, sot ka përfitime financiare. Presidenti amerikan ka pohuar se për shkak të çështjeve ekonomike, Amerika nuk i merr parasysh politikat luftënxitëse dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm në Jemen nga Arabia Saudite. Më herët presidenti amerikan i ka quajtur krerët sauditë si Lopë Qumështore dhe në një prej sloganeve të tij elektorale ka thënë se mbretëria Saudite nuk mund të qëndronte edhe për dy javë nëse nuk do të ishte mbështetja e Amerikës. Muhamed Xhavad Zarif pas ofezave të Donald Trump për Arabinë Saudite ka thënë se ofendimi është shpërblimi i iluzionit se siguria garantohet nga jashtë.