Guterres thekson uljen e tensioneve në Gjirin Persik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89023-guterres_thekson_uljen_e_tensioneve_në_gjirin_persik
Sekretari i përgjithshëm i OKB e ka quajtur të domosdoshëm uljen e tensioneve në Gjirin Persik dhe shtoi se bota nuk mund ta përballojë një tjetër konflikt në këtë rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 24, 2019 04:28 Europe/Tirane
  • Guterres thekson uljen e tensioneve në Gjirin Persik

Sekretari i përgjithshëm i OKB e ka quajtur të domosdoshëm uljen e tensioneve në Gjirin Persik dhe shtoi se bota nuk mund ta përballojë një tjetër konflikt në këtë rajon.

Antonio Guterres, në një takim të mbajtur në Lisbonë ka thënë: Duhet të parandalohet çdo faktor që mund të ngjallë tensione në rajonin e Gjirit Persik. Aleksandra Valeci zëdhënëse e Guterres gjithashtu ka bërë të njëjtën deklaratë dhe ka thënë se Amerika duhet të heqë dorë nga veprime që mund të çojnë në shtimin e tensioneve në Gjirin Persik. Kohët e fundit Amerika ka dërguar trupa shtesë në rajonin e Gjirit Persik dhe ka shtuar sanksionet sidomos ato të naftës kundër Iranit. Më 20 qershor Irani ka rrëzuar një avion spiun amerikan i cili ishte futur në hapësirën ajrore të Iranit në rajonin Hormuzgan.