Macron: Trump "të sqarojë qëndrimin e tij" ndaj BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89031-macron_trump_të_sqarojë_qëndrimin_e_tij_ndaj_be_së
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që "të qartësojë qëndrimin e tij" sa i përket Bashkimit Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 24, 2019 16:57 Europe/Tirane
  • Macron: Trump

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që "të qartësojë qëndrimin e tij" sa i përket Bashkimit Evropian.

"Ajo çfarë është e sigurt është se ne i kemi disa paqartësi, sidomos kur shikojmë pozicionin e Trumpit në lidhje me Brexit-in (daljen e Britanisë nga BE-ja) dhe faktin që ai promovon një Brexit pa marrëveshje (me BE-në)", tha Macron në një intervistë për gazetën New Yorker. "Unë mendoj se ai duhet ta sqarojë qëndrimin e tij kundrejt Evropës", tha Macron. "Ajo çfarë është e re në shkallë evropiane është se rritja e ekstremizmit, sidomos nga e djathta ekstreme, është kudo", tha Macron. Në një intervistë për NBC-në që u transmetua gjatë fundjavës, Trump u pyet në lidhje me përpjekjet e evropianëve për të mbajtur gjallë marrëveshjen bërthamore me Iranin, nga e cila Trump është tërhequr. "Nuk më intereson për evropianët. Evropianët po bëjnë shumë para. Evropianët janë mirë", tha Trump.