Amerika në kërkim të parave të vendeve të Gjirit Persik
Sekretari amerikan i shtetit nga EBA dhe nga Arabia Saudite ka kërkuar që të paguajnë pjesën e tyre të shpenzimeve për praninë ushtarake të Amerikës në rajon.
Mike Pompeo në takimin që pati me krerët e EBA dhe të Arabisë Saudite ka thënë se që Uashingtoni të mos paguajë të gjitha shpenzimet e ruajtjes së sigurisë në Gjirin Persik ai kërkon angazhimin e partnerëve në pagimin e shpenzimeve të pranisë ushtarake të Uashingtonit në rajon. Donald Trump në përpjekje për të tërhequr Kinën dhe Japoninë në tensionet e Shtëpisë së Bardhë në rajonin e Gjirit Persik ka thënë se Kina dhe Japonia duhet të ruajnë vetë sigurinë e anijeve të tyre në ngushticën e Hormuzit. Ditën e hënë Trump ka thënë se 91% E NAFTËS SË Kinës dhe 62 % e naftës së Japoninë dhe e lëndëve djegëse të vendeve të tjera kalon nëpërmjet ngushticës së Hormuzit. Ai ka parashtruar pyetjen se “ perse ne për çdo vit duhet të ruajmë anijet e vendeve të tjera dhe të mos marrim asnjë pagesë për shpenzimet? Presidenti amerikan më herët krerët sauditë i ka quajtur lopë qumështore dhe në një prononcim të tij ka thënë se mbretëria sauditë nuk do të ekzistonte edhe për dy javë nëse nuk do të ishte mbështetja dhe mbrojtja e Amerikës.