Karter: Të gjitha luftërat e Amerikës kanë qenë padobi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89048-karter_të_gjitha_luftërat_e_amerikës_kanë_qenë_padobi
Ish-presidenti i Amerikës ka pohuar se deri më tani të gjitha luftërat e Amerikës kanë qenë jo të domosdoshme dhe tërësisht të padobishme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 25, 2019 09:56 Europe/Tirane
  • Karter: Të gjitha luftërat e Amerikës kanë qenë padobi

Ish-presidenti i Amerikës ka pohuar se deri më tani të gjitha luftërat e Amerikës kanë qenë jo të domosdoshme dhe tërësisht të padobishme.

Faqja informative “Washington Examiner” njoftoi se Xhimi Karter gjatë një fjalimi të mbajtur në kishën “Maranatha Baptis” në Gjeorgjia, deklaroi: “Supozohet se ne jemi një populli i krishterë, mirëpo në të gjithë botën njihemi si vendi më luftënxitës në rruzullin tokësor. Unë besoi se gati të gjithë luftërat në të cilat kemi marrë pjesë, kanë qenë jo të domosdoshme. Unë pajtohem me vendimin e Trump për të parandaluar veprimin ushtarak kundër Iranit dhe mendoj se një luftë e tillë dhe në përgjithësi luftërat e fundit nuk janë të logjikshme”.

Të enjten më 20 qershor një dron spiunazh i Amerikës pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të Republikës Islamike të Iranit në rajonin Kuh Mubarak në provincën Hormozgan, është qëlluar dhe shkatërruar nga forcat ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit. Trump pas rrëzimit të këtij droni spiunazh të Amerikës, gjatë disa deklaratave kontradiktore ka thënë se kishte synuar të sulmojë ushtarakisht Iranin, mirëpo ishte tërhequr në minutat e fundit. Ai më pas ka thënë: “Sulmi ndaj Iranit nuk është anuluar, por vetëm është shtyrë për një kohë tjetër”.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në lidhje me këto qëndrime të Shtëpisë së Bardhë, ka thënë: “Populli i Iranit diplomacisë i përgjigjet me diplomaci, respektit me respekt dhe luftës me mbrojtje të prerë”.