Londër: Protesta kundër politikave anti-iraniane të presidentit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89082-londër_protesta_kundër_politikave_anti_iraniane_të_presidentit_amerikan
Aktivistë të paqes dhe kundra luftës në Londër të Anglisë kanë organizuar protesta kundër politikave luftënxitëse të presidentit amerikan kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 27, 2019 06:30 Europe/Tirane
  • Londër: Protesta kundër politikave anti-iraniane të presidentit amerikan

Aktivistë të paqes dhe kundra luftës në Londër të Anglisë kanë organizuar protesta kundër politikave luftënxitëse të presidentit amerikan kundër Iranit.

Aktivistët anti-luftë në Angli janë mbledhur përballë zyrës së kryeministrisë dhe kanë dënuar politikat anti-iraniane dhe luftënxitëse të Amerikës në rajonin e Gjirit Persik. Protestuesit në duar mbanin pankarta ku shkruhen “ Mos sulmoni Iranin”, “ Hiqni dorë nga Irani”, “ sanksionet kundër Iranit janë vetë lufta” dhe me anë të këtyre protestave kanë dënuar dhe kanë kërkuar ndërprerjen e politikave luftënxitëse të Uashingtonit. Protesta është organizuar nga aleanca Ndërprisni Luftën e cila ka akuzuar presidentin amerikan, sekretarin e jashtëm dhe këshilltarin për sigurinë kombëtare në shtëpinë e bardhë për politika agresive kundër Iranit. Donald Trump dhe shumë funksionarë amerikanë shumë herë kanë shprehur qëndrimet e tyre pro një luftë kundër Iranit.