UNICEF reagon ndaj vdekjes së babait dhe vajzës emigrante
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89101-unicef_reagon_ndaj_vdekjes_së_babait_dhe_vajzës_emigrante
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) reagoi ndaj vdekjes së tmerrshme të babait dhe fëmijës së tij nga El Salvadori kur mbërritën në Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 27, 2019 16:33 Europe/Tirane
  • UNICEF reagon ndaj vdekjes së babait dhe vajzës emigrante

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) reagoi ndaj vdekjes së tmerrshme të babait dhe fëmijës së tij nga El Salvadori kur mbërritën në Shtetet e Bashkuara.

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF, Henrietta Fore, me anë të një njoftimi, shprehu keqardhjen për vdekjen e një babai dhe vajzës së tij të mitur nga El Salvadori që po përpiqeshin të hynin në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa shprehu shqetësim mbi situatën e qendrave të përkujdesit ndaj emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë, Fore i quajti "të pamëshirshme"  kushtet në disa nga këto qendra dhe paralajmëroi: Mbajtja e fëmijëve në mjedise të pasigurta mund të çojë në stres të rëndë ndaj tyre dhe të shkaktojë dëm të pariparueshëm për shëndetin e tyre. Emigranti Oskar Alberto Martinez Ramirez dhe vajza e tij 23 muajshe Valeria, u gjetën të pajetë të shtrirë përmbys në ujërat e “Rio Grandes”. Ramirez, nga “El Salvadori”, ishte i shqetësuar sepse familja e tij nuk kish mundur të paraqiste kërkesën për azil pranë autoriteteve amerikane, ndaj kishte tentuar të kalonte me not lumin, të dielën, në përpjekje për të arritur Teksasin. Administrata Trump ka marrë masa kundër emigracionit dhe ka reduktuar në mënyrë drastike numrin e emigrantëve që lejohen të kërkojnë azil në vend. Publikimi i fotografive të trupit të pajetë të një babai dhe vajzës së tij emigrantë nga Salvadori në brigjet e lumit Rio Grande, ka ngjallur shumë kritika ndaj politikave të ashpra të qeverisë amerikane kundër emigracionit.