Senati kundërshton planin e përballjes me veprimet luftënxitëse të Donald Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89121-senati_kundërshton_planin_e_përballjes_me_veprimet_luftënxitëse_të_donald_trump
Senati amerikan ka votuar kundër planit që synonte kufizimin e kompetencave të presidentit amerikan lidhur me luftën.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 28, 2019 17:14 Europe/Tirane
  • Senati kundërshton planin e përballjes me veprimet luftënxitëse të Donald Trump

Senati amerikan ka votuar kundër planit që synonte kufizimin e kompetencave të presidentit amerikan lidhur me luftën.

Rreth 40 senatorë kanë votuar kundër planit të propozuar nga demokratët për kufizimin e kompetencave të presidentit në lidhje me luftën kundër Iranit. Plani që të kthehej në ligj duhej të merrte 60 vota d.m.th. 13 vota duhej të jepeshin nga republikanët. Nga mesi i republikanëve vetëm 4 senatorë kanë votuar pro planit dhe pjesa tjetër e ka kundërshtuar atë. Tim Kaine dhe Tom Udall dy senatorë amerikanë kanë hartuar planin me anë të të cilit çdo veprim ushtarak kundër Iranit duhet të bëhet me këshillimin dhe aprovimin e kongresit. Ky plan është hartuar në kohën kur Donald Trump javën e kaluar menjëherë pas rrëzimit të avionit spiun amerikan në territorin iranian, njoftoi se kishte në plan të sulmonte Iranin mirëpo u tërhoq nga vendimi vetëm 10 minuta para nisjes së sulmit. Më 20 qershor sistemi i mbrojtjes ajrore të Iranit ka rrëzuar një avion spiun amerikan të tipit Global Hawk i cili kishte shkelur hapësirën ajrore të Iranit.