Brian Hook: Ose tregti me Amerikën ose me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89123-brian_hook_ose_tregti_me_amerikën_ose_me_iranin
Përfaqësuesi amerikan për çështjet e Iranit në DASH, duke iu drejtuar kompanive evropiane ka thënë: Ose bëni tregti me Amerikën ose me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 28, 2019 17:14 Europe/Tirane
  • Brian Hook: Ose tregti me Amerikën ose me Iranin

Përfaqësuesi amerikan për çështjet e Iranit në DASH, duke iu drejtuar kompanive evropiane ka thënë: Ose bëni tregti me Amerikën ose me Iranin.

I dërguari i posaçëm amerikan për Iranin Brian Hook ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të sanksionojnë çdo vend që importon naftë nga Republika Islamike dhe nuk ka përjashtime në këtë drejtim. "Ne do të sanksionojmë çdo import të naftës bruto iraniane ... Tani nuk ekzistojnë përjashtime të naftës", tha Brian Hook të premten në Londër, kur u pyet për shitjen e naftës iraniane në Azi. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të hetonin raporte të naftës iraniane që do të shkonin në Kinë. "Ne do të sanksionojmë çdo blerje të paligjshme të naftës së papërpunuar iraniane", u tha ai gazetarëve. Presidenti i SHBA, Donald Trump, të hënën njoftoi sanksione të reja kundër Iranit, duke synuar Udhëheqësin e Revolucionit Islamik Ajetollah Ali Khamenei dhe komandantët kryesorë të Gardës së Korpusit të Revolucionit Islamik (IRGC). Trump tha se udhëheqësi përfundimisht ishte përgjegjës për atë që Trump e quajti "sjellja armiqësore e regjimit". Irani të martën paralajmëroi se sanksionet e reja amerikane nënkuptonin "mbylljen e dyerve të diplomacisë" midis Teheranit dhe Uashingtonit. Ndërkohë, presidenti i Iranit Hasan Ruhani të martën denoncoi administratën e Trump si "të brengosur nga mangësia mendore". Ruhani gjithashtu i quajti sanksionet kundër udhëheqësit "të egra dhe idioteske".