Amano konfirmon rritjen e prodhimit të uraniumit në Iran
(last modified Mon, 01 Jul 2019 18:22:09 GMT )
Korrik 01, 2019 20:22 Europe/Tirane
  • Amano konfirmon rritjen e prodhimit të uraniumit në Iran

Drejtori i përgjithshëm i ANEA ka konfirmuar rritjen e sasisë së prodhimit të uraniumit të pasuruar në Iran.

Jokia Amano drejtori i përgjithshëm i ANEA ka konfirmuar faktin se Irani ka tejkaluar nivelin e 300 kg uranium të pasuruar. Frederik Dahl zëdhënësi i drejtorit të përgjithshëm të ANEA ka thënë: Jokia Amano konfirmon se Irani ka shtuar prodhimin e uraniumit të pasuruar mbi nivelin e përcaktuar të 300 kg. Më herët një prej zëdhënësve të ANEA kishte deklaruar se kjo agjenci po shqyrton lajmin e tejkalimit të kuotës 300 kg të përcaktuar në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 për prodhimin e uraniumit të pasuruar në gradën 3.67% në Iran. Ne jemi të informuar nga mediat lidhur me kalimin e kuotës së përcaktuar për prodhimin e uraniumit të pasuruar në Iran, tha zëdhënësi i ANEA. Inspektorët tanë ndodhen atje dhe në rast se konfirmohet prej tyre, ANEA do të japë raportin e saj. ANEA ka reaguar vetëm disa orë pasi mediat njoftuan se Irani tejkaloi kuotën e prodhimit të uraniumit të pasuruar në gradën 3.67% mbi nivelin 300 kg.

Tags