Amerika kundërshton procesin e pasurimit të uraniumit në Iran
Sekretari amerikan i shtetit në një deklaratë kontradiktore me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore ka thënë se Irani nuk duhet të ketë proces të pasurimit të uraniumit.
Mike Pompeo duke reaguar ndaj hapit të ri të Iranit për ngritjen e nivelit të prodhimit të uraniumit të pasuruar në gradë të ulët ka pretenduar se ky veprim është shkelje e marrëveshjes bërthamore dhe të gjitha palët duhet të mundohen për të ndërprerë programin e pasurimit të uraniumit në Iran. Sekretari amerikan i shtetit pa përmendur faktin që Amerika është larguar plotësisht nga marrëveshja bërthamore dhe pa përmendur shkeljen e zotimeve të palëve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshje, pretendoi se asnjë marrëveshje bërthamore nuk duhet të lejojë Iranin që të pasurojë uraniumin në çdo lloj grade. Irani në bazë të paragrafit 36 të marrëveshjes bërthamore ka tejkaluar nivelin e 300 kg të përcaktuar nga kjo marrëveshje për prodhimin e uraniumit të pasuruar në gradën 3.67%.