Rrjetet sociale tallen me vajzën e Trump
Liderët e G-20 nuk i kanë dhënë rëndësi ndërhyrjes së vajzës së presidentit të Amerikës në bisedimet e tyre dhe kjo sjellje është shndërruar në një satirë në sferën virtuale.
Faqja informative "La Presse" e Kanadasë njoftoi se përdoruesit e rrjeteve sociale duke publikuar pamje dhe fotografi të Ivanka Trump në mesin e liderëve të Grupit 20 të montuara me skena historike të politikës dhe kulturës së botës, kanë hapur fushatën mediale me hashtagun "#UnwontedIvanka".
Në këto fotografi Ivanka Trump për shembull vërehet në konferencën e Jaltas në vitin 1945 përkrah Çerçilit, Rusveltit dhe Stalinit si dhe në betejën e Normandisë dhe sulmin e aleatëve kundër forcave naziste të Gjermanisë në vitin 1944.
Ngjarja filloi nga aty pallati Elize i Francës publikoi një video në Instagram në të cilën janë duke biseduar presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja britaneze Theresa May, kryeministri kanadez Justin Trodo dhe Kristin Lagard, kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar ndërkohë që Ivanka Trump bënë çdo përpjekje që në çfarëdo mënyrë që të jetë, të futet në këtë bisedë.