Reporterja e OKB kërkon sanksionimin e Arabisë Saudite
(last modified Wed, 03 Jul 2019 07:05:52 GMT )
Korrik 03, 2019 09:05 Europe/Tirane
  • Reporterja e OKB kërkon sanksionimin e Arabisë Saudite

Reporterja speciale e OKB ka kërkuar sanksionimin teknologjik të Arabisë Suadite për shkak të vrasjes pa ndonjë proces gjyqësor të gazetarit kritik saudit.

Agnes Callamard, reporterë speciale e OKB, në një fjalim të mbajtur në institutin Brookings, ka thënë: Shitja e teknologjisë që i jep mundësi shtetit të zbulojë shtetasit saudit në Arabinë Saudite, duhet ndaluar. Callamard ka thënë se sanksionet duhet të jenë përgjigje ndaj vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe ato duhet të vendosen kundër regjimi Al Saud dhe jo ndaj 17 personave që akuzohen për vrasjen e tij. javën e kaluar Callamard ka bërë përgjegjës princin Muhamed bin Selman për vrasjen e gazetarit kritik Jamal Khashoggi. Ky i fundi u vra më 2 tetor të vitit 2018 në kohën kur u fut në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Shërbimet informative mes tyre CIA amerikane kanë raportuar se gazetari është vrarë me urdhër të princit të kurorës të Arabisë Saudite mirëpo qeveria amerikane në këtë mes nuk është e gatshme të heqë dorë nga mbështetja e saj për princin saudit.

Tags