Demokratët kërkon thirrjen e Trump në interpelancë
Rezultatet e një sondazhi më të fundit tregojnë se demokratët e Amerikës kërkojnë thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump në interpelancë.
Faqja informative “Hill” njoftoi se rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga instituti Gallup, tregojnë se 81% e demokratëve kërkojnë thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump në interpelancë.
Sondazhet e Gallup tregojnë se republikanët në përgjithësi nuk janë të interesuar shumë për thirrjen e Trump në interpelancë dhe 46 % e përkrahësve të partive të pavarura kërkojnë thirrjen e Trump në interpelancë.
Ky sondazh gjithashtu tregon se niveli i reputacionit të Trump është vetëm 41%. Sondazhi i Gallup është zhvilluar nga 19 deri më 30 qershor.
Ky sondazh është zhvilluar në kohën kur në Kongresin e Amerikës paraqiten qëndrime në lidhje me fillimin e procesit për thirrjen e Trump në interpelancë.
Trump së fundi me sabotimet e tij në dhënien e informacione dhe dokumenteve, ka shkaktuar pakënaqësinë e demokratëve. Disa përfaqësues demokratë besojnë se disa sjellje të Trump që janë paraqitur në raportin e Robert Mueller në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, plotësojnë kushtet e duhura që Trump të thirret në interpelancë”.