Zbulohet roli i Amerikës në bllokimin e jashtëligjshëm të anijes iraniane
Ministri i jashtëm i Spanjës ka zbuluar detaje të reja mbi bllokimin e anijes iraniane me naftë në ngushticën e Gjibraltarit.
Josep Borrell ka thënë: Forcat detare të Anglisë, anijen iraniane me naftë e kanë bllokuar me kërkesë të Amerikës. Ai i cili pritet të zëvendësojë shefen e politikës së jashtme të BE ka thënë se: Madridi po analizon çështjen e bllokimit të kësaj anije dhe ndikimin e saj në sovranitetin territorial të Spanjës. Anija është bllokuar në ujërat territoriale të Spanjës. Anija është bllokuar në zonën e kontrolluar nga Anglia në Gjibraltar mirëpo Spanja nuk e njeh zyrtarisht sovranitetin e Anglisë mbi këtë zonë. Autoritet e Gjibraltarit ditën e enjte kanë njoftuar se anija iraniane Grace 1 ishte duke transportuar naftë për një rafineri në Siri. Menjëherë pas këtij veprimi të jashtëligjshëm, ministria e jashtme e Iranit ka thirrur ambasadorin anglez të cilit i ka bërë të qartë se anija po lëvizte krejtësisht në formë të ligjshme dhe i është kërkuar që ajo të lirohet menjëherë.