Babe-Trump në qiellin e kryeqytetit amerikan
Balona Babe-Trump është ngritur në Uashington kryeqytetin e Amerikës.
Presidenti amerikan i cili po përgatit të mbajë një paradë ushtarake dhe atë ta përdorë për interes të tij elektoral, tani po përballet me balonën Babe-Trump. Balona Babe-Trump është simbol i personalitetit destruktiv të Trump dhe është ngritur në qiellin e Uashingtonit nga kundërshtarët e presidentit amerikan. Politika e presidentit amerikan kundër Venezuelës dhe kundër Iranit është kundërshtuar fuqishëm dhe grupet kundërshtare janë munduar që në evenimente të ndryshme të kundërshtojnë politikat e presidentit amerikan në këtë formë. Ndërkohë rezultatet e një sondazhi më të fundit tregojnë se demokratët e Amerikës kërkojnë thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump në interpelancë. Faqja informative “Hill” njoftoi se rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga instituti Gallup, tregojnë se 81% e demokratëve kërkojnë thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump në interpelancë. Sondazhet e Gallup tregojnë se republikanët në përgjithësi nuk janë të interesuar shumë për thirrjen e Trump në interpelancë dhe 46 % e përkrahësve të partive të pavarura kërkojnë thirrjen e Trump në interpelancë. Ky sondazh gjithashtu tregon se niveli i reputacionit të Trump është vetëm 41%. Sondazhi i Gallup është zhvilluar nga 19 deri më 30 qershor. Ky sondazh është zhvilluar në kohën kur në Kongresin e Amerikës paraqiten qëndrime në lidhje me fillimin e procesit për thirrjen e Trump në interpelancë.