Protestuesit djegin flamurin e Amerikës para Shtëpisë së Bardhë
Një numër i protestuesve të premten në mëngjes para fjalimit të Donald Trump, presidentit të Amerikës, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Amerikës, janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë dhe kanë djegur flamurin amerikan.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se para fjalimit të Donald Trump, kanë shpërthyer edhe përleshje mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të tij.
Sipas faqes informative të CNN, këto protesta kanë shpërthyer edhe në përleshje të ashpra dhe të dhunshme dhe ishin larg vetëm disa blloqe nga tubimi i njerëzve që ishin mbledhur për të dëgjuar fjalimin e presidentit amerikan.
Sipas këtij burimi, protestuesit gjatë djegies së flamurit amerikan kanë hedhur sloganin “Amerika kurrë nuk ka qenë e madhe”. Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestën.
Ceremoni të cilën e kishte urdhëruar Trump të organizohet për përvjetorin e pavarësisë, është përballur me kritika të gjera në Amerikë. Ditën e enjte është raportuar se mediat e mëdha amerikane si NBC News, ABC News, CBS dhe MSNBC nuk do të transmetojnë ceremoninë e ditës së pavarësisë së Amerikës.