Trump bisedon me Theresa May lidhur me Iranin
Shtëpia e Bardhë njoftoi për një bisedë telefonike mes Donald Trump dhe Theresa May kushtuar Iranit.
Në këtë bisedë telefonike janë analizuar çështje dypalëshe dhe çështje të tjera si sanksionet e reja kundër Sirisë, çarmatosja e Koresë së veriut, si dhe Irani. Biseda telefonike mes krerëve të Amerikës dhe Anglisë u mbajt në prag të përfundimit të afatit 60-ditor të përcaktuar nga Irani për vendet evropiane që këto vende të zbatojnë zotimet e tyre në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Anglia, Gjermania dhe Franca pas daljes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore më 8 maj kanë premtuar se do të garantojnë interesat ekonomike të Iranit për të ruajtur marrëveshjen bërthamore. Këto vende edhe pse kanë bërë qëndresë verbale dhe politike kundrejt veprimeve të Amerikës, ata në praktikë nuk kanë bërë asgjë për të ruajtur marrëveshjen bërthamore.