Tulsi Gabbard: Dalja e Amerikës nga marrëveshje bërthamore ishte gabim
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89331-tulsi_gabbard_dalja_e_amerikës_nga_marrëveshje_bërthamore_ishte_gabim
Tusli Gabbard, anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës dhe kandidate për zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë, e ka quajtur gabim daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe ka theksuar se ekzistenca e kësaj marrëveshja është më e mirë se mosekzistenca e saj.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 07, 2019 15:21 Europe/Tirane
  • Tulsi Gabbard: Dalja e Amerikës nga marrëveshje bërthamore ishte gabim

Tusli Gabbard, anëtarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës dhe kandidate për zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë, e ka quajtur gabim daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe ka theksuar se ekzistenca e kësaj marrëveshja është më e mirë se mosekzistenca e saj.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Tulsi Gabbard gjithashtu duke kritikuar politikat e Shtëpisë së Bardhë ndaj Iranit, ka paralajmëruar se përballja ushtarake me Iranin do të jetë shumë më katastrofale për Amerikën se sa luftërat e Afganistanit dhe Irakut.

Tulsi Gabbard gjithashtu kritikoi ashpër vendimin e Trump për dërgimin e më shumë forcave ushtarake në rajonin e Azisë Perëndimore dhe deklaroi: "Dislokimi i forcave ushtarake amerikane në rajonin e Azisë Perëndimore është sikur ndezja e fitilit të një bombe".

Veprimet tensionuese të Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore janë shtuar pasi Uashingtoni njoftoi për dërgimin e aeroplanmbajtëses "Abraham Linkoln" në rajonin e Azisë Perëndimore dhe akuzoi Iranin për implikim në shpërthimin e katër anijeve të naftës në portin Al-Fuxhejra të Emirateve të Bashkuara Arabe.