Amerikanët protestojnë kundër veprimtarisë anti-emigracion të Donald Trump
Me dhjetëra amerikane kanë dalë në protesta për të kundërshtuar politikat dhe veprimtaritë anti-emigracion të Donald Trump, si ndarja e prindërve nga fëmijët në kufijtë jugorë të Amerikës.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, protesta është organizuar në një prej stacioneve më të mëdha të trenit në qytetin Manhatan ku protestuesit kanë mbajtur pankarta me pamje nga fëmijët emigrantë që mbahen në kafaze prej hekuri. Protestuesit futjen e fëmijëve në këto kafaze e kanë quajtur veprim djallëzor dhe kanë thënë se departamenti i sigurisë së brendshme, policia dhe rojet kufitare janë raciste, ksenofobë dhe anti-njerëzor. Protestuesit kanë lëshuar thirrje “ Lëshoni Fëmijët” dhe kanë kërkuar nxjerrjen e fëmijëve nga kafazet e burgimit. Jeff Merkeli, senator demokrat i shtetit Oregan një ditë më parë ka kritikuar arrestimin e fëmijëve emigrantë në kufijtë e Amerikës dhe është shprehur kundër politikave të Donald Trump mbi emigracionin duke thënë se ai Amerikën e ka kthyer në burgun më të madh të fëmijëve në histori. Presidenti amerikan Donald Trump është një prej kundërshtarëve më të fuqishëm të futjes së emigrantëve duke thënë se ndaj tyre do të zbatohet politikat e tolerancës zero.