Në Evropë mbyllet qendra më e madhe për strehimin e emigrantëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89380-në_evropë_mbyllet_qendra_më_e_madhe_për_strehimin_e_emigrantëve
Ministri i brendshëm i Italisë ka urdhëruar mbylljen e qendrës më të madhe për strehimin e emigrantëve në Evropë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 09, 2019 11:23 Europe/Tirane
  • Në Evropë mbyllet qendra më e madhe për strehimin e emigrantëve

Ministri i brendshëm i Italisë ka urdhëruar mbylljen e qendrës më të madhe për strehimin e emigrantëve në Evropë.

Kanali televiziv France 24 njoftoi se Mateo Salvini, ministri i brendshëm i Italisë, të martën ka urdhëruar mbylljen e qendrës më të madhe për strehimin e emigrantëve në Evropë.

Kjo qendër ndodhet në komunën Mineo në Sicili. Salvini sot do të shkojë në këtë qendër në kohën kur aktivistët e sektorit të shërbimeve sociale janë të shqetësuar shumë për situatën e krijuar.

Në këto rrethana Horst Seehofer, ministri i brendshëm i Gjermanisë, të dielën ka deklaruar se Gjermania do të strehojë deri në 40 emigrantë.

Gjithashtu mbi 50 qytete të Gjermanisë kanë deklaruar gatishmërinë për pranimin e 53 emigrantëve të anijes me emigrantë që u ndalë në portin Lampdusa në afërsi të Italisë.