Libia kërkon shpjegim nga Parisi për zbulimin e armëve franceze
(last modified Fri, 12 Jul 2019 13:06:12 GMT )
Korrik 12, 2019 15:06 Europe/Tirane
  • Libia kërkon shpjegim nga Parisi për zbulimin e armëve franceze

Qeveria e pajtimit kombëtar të Libisë ka kërkuar nga Parisi që të japë shpjegime në lidhje me zbulimin e raketave franceze në bazat e forcave të gjeneralit Khalifa Haftar.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Muhamed Taher Siala, ministri i punëve të jashtme në qeverinë e pajtimit kombëtar të Libisë që drejtohet nga Faez, me anë të një letre dërguar për Jean-Yves Le Drian, ministrin e punëve të jashtme të Francës, ka kërkuar shpjegimin e Parisit në lidhje me armët franceze të zbuluara në bazën e forcave të drejtuara nga gjenerali Khalifa Haftar.

Ai në këtë letër ka kërkuar nga Parisi që të japë të dhëna rreth mënyrës së transferimit të armatimeve franceze te forcat e gjeneral Haftar dhe për kohën e ngarkimit dhe pranimit të këtyre armëve.

Muhamed Taher Siala ka thënë se ekzistenca e armëve është në kundërshtim me deklaratat e qeverisë së Francës në qarqet ndërkombëtare dhe në takimet dypalëshe ku francezët deklarojnë se qeverinë e pajtimit kombëtar të Libisë e njohin zyrtarisht si të vetmen qeveri të Libisë.

Ministria e Mbrojtjes së Francës ditën e mërkurë ka pranuar zbulimin e raketave amerikane Javelin që i përkasin ushtrisë së Francës në bazën “Garyan” në afërsi të Tripolit, kryeqytetit të Libisë, mirëpo ka pretenduar se këto raketa i përkasin operacioneve të luftës kundër terrorizmit.

Franca aktualisht akuzohet për shkeljen e embargos së armëve të OKB ndaj eksportit të armatimeve në Libi dhe për mbështetje ushtarake ndaj forcave të quajtura “Ushtria Kombëtare e Libisë” që drejtohen nga gjenerali Khalifa Haftar në luftën kundër qeverisë që mbështetet nga Bashkësia Ndërkombëtare.

 

Tags