Warren premton të hetojë "krimet e SHBA kundër emigrantëve"
Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2020, senatorja e Massachusetts, Elizabeth Warren, është zotuar se nëse ajo zgjidhet presidente, do të krijojë një komision për të hetuar "krimet e kryera nga Shtetet e Bashkuara kundër emigrantëve".
"Në ditën time të parë, unë do të fuqizoj një komision në Departamentin e Drejtësisë për të hetuar krimet e kryera nga Shtetet e Bashkuara kundër emigrantëve", deklaroi Warren në konferencën Netroots Nation. Ajo vazhdoi të akuzojë Presidentin e SHBA Donald Trump për keqtrajtimin e refugjatëve të Amerikës Latine në kufijtë jugorë të vendit, dhe tha se ajo nuk do ta bëjë këtë. "Kushdo që punon në këtë sistem, e kupton që ju abuzoni me emigrantët, abuzoni fizikisht me emigrantët, abuzon seksualisht, nuk arrini t'u jepni kujdesin mjekësor që ata kanë nevojë, ju shkelni ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Donald Trump hesht, por Presidentja Elizabeth Warren nuk do ta bëjë këtë ", tha senatorja demokrate. Warren gjithashtu theksoi se ne duhet t'i trajtojmë ata që vijnë në SHBA "me humanizëm dhe duhet të zbatojmë ligjin".