Kapacitetet e Iranit për t'u përballur me sanksionet e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89513-kapacitetet_e_iranit_për_t'u_përballur_me_sanksionet_e_amerikës
Revista amerikane "National Interest" në një raport ka shkruar se Irani posedon kapacitetin e duhur për t'i përballur me sanksionet e Amerikës dhe për të çuar përpara me sukses politikat e saj të brendshme të jashtme.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 14, 2019 16:00 Europe/Tirane
  • Kapacitetet e Iranit për t'u përballur me sanksionet e Amerikës

Revista amerikane "National Interest" në një raport ka shkruar se Irani posedon kapacitetin e duhur për t'i përballur me sanksionet e Amerikës dhe për të çuar përpara me sukses politikat e saj të brendshme të jashtme.

Në një raport të ditës së diele revista amerikane "National Interest" ka shkruar se megjithë sanksionet e njëanshme të qeverisë së Amerikës, Irani po vazhdon të çojë përpara politikat e veta të brendshme dhe të jashtme dhe në këtë drejtim mund të mbështetet në mënyrë të konsiderueshme në potencialet e brendshme.

Kjo revistë amerikane në raportin e saj ka shtuar: "Irani gjithashtu posedon kapacitetet e larta të ushtrisë dhe të Gardës së Revolucionit Islamik".

Vlen të theksohet se presidenti amerikan Donald Trump më datë 8 maj 2018, në mënyrë të njëanshme deklaroi daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe riktheu në fuqi sanksionet e pezulluara si rezultat i marrëveshjes bërthamore.