Mogherini: Tensionet në Gjirin Persik janë të rrezikshme për të gjithë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89533-mogherini_tensionet_në_gjirin_persik_janë_të_rrezikshme_për_të_gjithë
Shefja e diplomacisë evropiane deklaroi se tensionet e rajonin e Gjirit Persik janë të rrezikshme për të gjitha palët.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 15, 2019 15:03 Europe/Tirane
  • Mogherini: Tensionet në Gjirin Persik janë të rrezikshme për të gjithë

Shefja e diplomacisë evropiane deklaroi se tensionet e rajonin e Gjirit Persik janë të rrezikshme për të gjitha palët.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Federica Mogherini ditën e hënë para mbledhjes së Këshillit të Evropës në një prononcim për gazetarë tha se gjatë javëve të fundit ka zhvilluar kontakte me të gjitha shtetet e rajonit të Gjirit Persik dhe është informuar me këtë të vërtetë se tensionet janë të rrezikshme për të gjitha palët dhe asnjë shtet nuk bënë përjashtim nga kjo çështje.

Shefja e diplomacisë evropiane deklaroi: "Racionalizmi dhe logjika e mjaftueshme ekziston në rajonin e Gjirit Persik në mënyrë që ata me një metodë të dobishme të ecin para".

Mogherini shtoi se gjetja e rrugës për të jetuar në paqe dhe qetësi përkrah njëri-tjetrit nuk është shenjë e dobësisë, por shenjë e logjikës dhe sigurimit të interesave.