Taksapaguesit amerikanë paguajnë 105 milion $ që Trump të luajë golf!
Një revistë amerikane raportoi se loja e golfit e presidentit të SHBA, deri tani u ka kushtuar 105 milionë dollarë taksapaguesve amerikanë.
"Presidenti Donald Trump ka kaluar më shumë se 193 ditë në klubet e golfit që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe nëse vazhdon të luajë me të njëjtën rutinë deri në fund të mandatit të tij, taksapaguesit amerikanë do të duhet të shpenzojnë më shumë se 340 milionë dollarë për argëtimin e tij", shkruan revista amerikane Forbes. Ky burim shton: "Donald Trump kur kaluan më pak se dy javë pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, filloi të luajë golf, por ish presidenti Barak Obama nuk ishte në terrenet e golfit deri tre muaj pas mbërritjes së tij në Shtëpinë e Bardhë". Ndërkohë, gjatë presidencës së Obamës, Trump gjithmonë e kritikonte atë se luante golf në kurriz të taksapaguesve amerikanë.