SHBA kërcënon Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89599-shba_kërcënon_kinën
"Bazat e reja ushtarake janë të nevojshme për t'ju kundërvënë kërcënimeve të Kinës në të gjithë rajonin Indo-Paqësorit", tha Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Mark Esper.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 18, 2019 04:44 Europe/Tirane
  • SHBA kërcënon Kinën

"Bazat e reja ushtarake janë të nevojshme për t'ju kundërvënë kërcënimeve të Kinës në të gjithë rajonin Indo-Paqësorit", tha Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Mark Esper.

"Kina ka bërë përparime të rëndësishme teknologjike në sistemet e armëve të dizajnuara për të neutralizuar ose ulur ndjeshëm efektivitetin e forcave amerikane, duke përfshirë gamën dhe saktësinë e forcave të saj raketore", tha Esper duke shtuar: " Pekini ka investuar në një grumbullim të konsiderueshëm të raketave për sulme tokësore dhe raketave balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi, duke kërkuar të rrezikojë objektivat e largëta në zinxhirin e dytë të ishujve". Sipas gazetës Japan News, ky koncept i Mark Esper sugjeron bllokimin e Kinës nga Paqësori Perëndimor nëpërmjet një "zinxhiri ishujsh" që shtrihet nga Japonia në Ishujt Mariana dhe në ishujt e Mikronezisë.