NATO akuzon Iranin dhe kërkon lirimin e tankerit britanik
Zëdhënësja e NATO-s duke akuzuar Iranin për aktivitete destabilizuese dhe konfiskimin e dy anijeve në Gjirin Persik ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tankerit britanik dhe të personelit të kësaj anije.
Oana Lungescu, zëdhënëse e NATO-s, me anë të një deklarate të publikuar dje ka pretenduar se Irani ka konfiskuar dy anije dhe shtoi; Ne nga Irani kërkojmë që të lirojë këto anije dhe personelin e tyre. ndërkohë Irani nga ana e tij ka konfirmuar se ka konfiskuar vetëm një anije britanike për shkak se ajo është përplasur me një anije peshkimi, ka shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare të lundrimit, ka fikur pajisjet e identifikimit dhe nuk u ka kushtuar vëmendje paralajmërimeve përkatëse dhe njëkohësisht ka publikuar pamje filmike nga radarët që tregojnë se anija e dytë e pretenduar nga NATO, vazhdon lundrimin e saj për në Arabinë Saudite. NATO pa përmendur aspak autorin e nisjes së tensioneve mes Londrës dhe Teheranit, që është bllokimi i tankerit iranian në brigjet e Gjibraltarit nga forcat angleze, i ka kërkuar Iranit që të lirojë sa më shpejt anijet dhe personelin e tyre.