SHBA e zhgënjyer nga bashkëpunimi i Turqisë me ushtrinë ruse
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89685-shba_e_zhgënjyer_nga_bashkëpunimi_i_turqisë_me_ushtrinë_ruse
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka shprehur zhgënjimin e Shteteve të Bashkuara gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, lidhur me blerjen e sistemit ajror të mbrojtjes nga Rusia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2019 16:49 Europe/Tirane
  • SHBA e zhgënjyer nga bashkëpunimi i Turqisë me ushtrinë ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka shprehur zhgënjimin e Shteteve të Bashkuara gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, lidhur me blerjen e sistemit ajror të mbrojtjes nga Rusia.

Komponentet e para të sistemit rus të mbrojtjes S-400 kanë arritur në Turqi ditë më parë, gjë që ka shkaktuar tensione midis dy aleatëve të NATO-s. SHBA-ja dhe zyrtarët e NATO-s kanë kundërshtuar gjatë përfshirjen e Turqisë në blerjen e sistemit të mbrojtjes nga Rusia, duke e konsideruar të papërshtatshëm me sistemet ushtarake të Aleancës Veri-atlantike. Uashingtoni kishte paralajmëruar se blerja e këtij sistemi pason sanksione si dhe bllokimin e blerjes së avionëve F-35 nga SHBA. Pentagoni njoftoi se pjesëmarrja e Turqisë në programin e furnizimit me aeroplanë ushtarakë amerikanë F-35 është e pamundur, për shkak të instalimit të sistemit rus. Ligjvënësit në Uashington kanë thënë këtë javë se presidenti Donald Trump duhet të vendosë sanksionet duke u bazuar në ligjet e SHBA-së, dhe të ndëshkojë ata që bëjnë biznes me ushtrinë ruse. Presidenti Donald Trump, tha javën e kaluar se ende nuk është e qartë nëse do të vendosen sanksione ndaj Turqisë dhe se gjendet në një situatë mjaft të vështirë.